Lifestyle

Prindër të dashur, mos i llastoni shumë fëmijët tuaj!/Zbuloni se pse nuk duhet t’i thoni ‘Po’ për çdo gjë!

Ekzistojnë prindër që i lejojnë fëmijët të bëjnë gjithçka që duan, pa e konsideruar nëse sjellja e tyre i përshtatet moshës që kanë apo është e tepruar. Këta prindër nuk janë të këqij dhe nuk duhen konsideruar si të tillë, pavarësisht zgjedhjeve të tyre.

Psikologët theksojnë se një pjesë e tyre kanë frikë se mos zihen në vorbullën e mënyrave të vjetra të prindërimit që nuk i japin fëmijëve lirinë e duhur ose thjesht kanë frikë se mos fëmija mërzitet. Por pse është e gabuar kjo mënyrë prindërimi?

Terapistët theksojnë se është me shumë rëndësi që fëmija të dëgjojë fjalën “jo” dhe të ketë limite, pasi botëkuptimi i tyre dhe aftësia analizuese është në zhvillim, duke e bërë të pamundur për ta të marrin vendimet e duhura për çështje të caktuara.

Kur prindërit i lejojnë fëmijët të bëjnë gjithçka që duan, këta të fundit humbin mundësinë të mësojnë sesi duhet të mbrojnë veten dhe se si mund të zgjidhin problemet në bashkëpunim. Për më tepër, këta fëmijë nuk mësojnë kurrë për kompromiset që duhet të bësh në jetë. Të tilla detaje mësohen me kalimin e kohës dhe nguliten herët në karakterin e fëmijës.

Mungesa e zhvillimit të këtyre cilësive e bën jetën shumë të vështirë për ta në rritje dhe mbi të gjitha në bashkëveprim social me moshatarët apo persona të moshave më të mëdha. Psikologët këshillojnë që prindërit të tregohen të vëmendshëm ndaj vetes në radhë të parë, për të ndaluar sjellje të tilla, duke menduar arsyen pse shkaktohen. Nëse nuk gjen zgjidhje vetë, mund të kërkosh ndihmë profesionale.

Ndërkaq, periudha e muajve të parë pas lindjes është tejet e lodhshme për nënat. Ekspertët besojnë se faktikisht ‘stuhia e madhe’ vjen në vitet e adoleshencës, stuhi e cila shkakton më së shumti pikëllim. Hulumtuesit e SHBA-së së fundmi kanë studiuar 2,000 nëna të fëmijëve dhe të rriturve dhe kanë analizuar faktorët si mirëqenia personale e nënës, stili i jetës dhe perceptimet e fëmijëve të tyre.

Studimi ka zbuluar se depresioni rritet dhe bie përderisa fëmijët rriten. Nënat e adoleshentëve, apo fëmijëve 11 dhe 12 vjeçar, kishin qenë ndër periudhën më të vështirë. Këta fëmijë i nënshtrohen shumë ndryshimeve njëkohësisht si faza e pubertetit, hormonet, ndryshimet në trup, investimi enorm në të qenët ‘i famshmi’ në mesin e shokëve, eksperimentimi me testimin e limiteve siç është provimi i drogave, alkoolit apo seksit.