Botë e Çuditshme

Ju njohim me papagallin më të veçantë në botë!

Papagajtë janë simboli i Uellsit të Ri Jugor. Ky zog i pazakontë me rol ikonik jeton në një zonë të ngushtë të bregdetit australian në Uellsin e Ri Jugor, por shihet edhe në pyje me pemë të larta, në kodrat e këtij rajoni dhe rrëzë kodrave të tyre, shpesh në lartësi deri në 2.000 metra. Gang-gang Cockatoo (Callocephalon fimbriatum) preferon pyjet e hapura, pellgjet e lumenjve, gëmushat, tokat bujqësore dhe zonat periferike dhe njihet nga një zë që të kujton një derë kërcitëse ose zhurma e tapës së një shisheje.

Popullata e papagallit ka rënë dukshëm në vitet e fundit, për shkak të humbjes së habitatit natyror, kështu që ky zog ka arritur në listën e specieve vulnerabël në New South Wales. Gang-gang është emblema “fauniste” e Territorit të Kryeqytetit Australian dhe simboli i Uellsit të Ri Jugor. Gang-gang është endemik, preferon temperatura më të ulëta dhe lagështi më të lartë.

Ky papagall bën folenë në pemë të reja, ku femrat gërmojnë zgavra për fole me sqepat e tyre të fortë. Të rriturit kanë pendë gri si meshkujt ashtu edhe femra. Meshkujt kanë pendë të kuqe të ndezura në kokë dhe kreshtë, ndërsa femrat janë vetëm gri të lehta. Ky zog është dukshëm më i vogël se përfaqësuesit e tjerë të specieve; rritet deri në 35 centimetra dhe peshon rreth 350 gramë.

Ky papagall i gjallë dhe inteligjent është më pak llafazan dhe jo shumë i zhurmshëm, ndërsa është i prirur ndaj mimikës. Ai mund të mësojë të imitojë tingujt bazë dhe të përsërisë fraza të shkurtra, zakonisht emrin e tij. Një përzierje komerciale e farave dhe lëndëve ushqyese është baza e një diete të mirë, me shtimin e frutave të freskëta, manave, perimeve jeshile dhe ushqimeve të gatuara herë pas here si orizi dhe misri.

Gang gang pëlqen ujin dhe larjen, të cilat janë të nevojshme për t’i mbajtur pendët të pastra dhe të shëndetshme. Krahas ushqimit dhe higjienës së mirë, i pëlqejnë edhe ndërveprimet shoqërore dhe aktivitetet e të gjitha llojeve, sepse ka shumë energji që duhet të shpenzojë dhe për këtë i duhet një hapësirë e madhe. Me kujdes të mirë dhe kushte optimale jetese, Gang-gang Cockatoo mund të jetojë më shumë se gjashtëdhjetë vjet.