Celebrities Gossip Showbiz

Kemi dasmë? Genta Ismajli paralajmëron dy surpriza!

Kohëve të fundit është përfolur shumë në media për një shtatzëni të Genta Ismajlit. Nga vetë këngëtarja nuk është dhënë ende asnjë deklaratë, megjithatë një video në TikTok që qarkulloi fillimisht tregoi Gentën ku dukej qartazi barku i rrumbullakosur i saj duke lënë kështu pas çdo dyshim. Edhe pse veshur me të gjera, Genta dukej që ishte në pritje të ëmbël.

E teksa sërish nuk jepte asnjë deklaratë, pak kohë më parë partneri i saj publikoi një video të sajën ku në një farë mënyre e pranuan se dyshja do të bëhen prindër.

Megjithatë, me anë të një postimi të bërë në Instagram pak më parë, Genta ka zbuluar një pjesë të një interviste të bërë së fundmi ku na ka treguar se së shpejti mund të presim një dasmë mes saj dhe partnerit Huseyin Usta.

Teksa u pyet nëse ka ndonjë surprizë për publikun, ajo ka thënë se ka dy, ndërsa është provokuar nëse do të kemi dasmë në horizont, ajo është shprehur:

E gjete

Epo, mesa duket paskemi një dasmë në horizont…

Rikujtojmë se, kohët e fundit bukuroshja ke qenë mjaft e përfolur për shkak të lidhjes së saj me biznesmenin turk, Usta. Dashuria e tyre sa vjen e bëhet më e fortë. Kjo kuptohet pasi dyshja shihen gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri tjetrit dhe nuk ngurrojnë ta shprehin dashurinë e madhe për njëri-tjetrin në rrjete sociale.