Bota Botë e Çuditshme

Indi, të ftuarit në dasmë rrahin për vdekje kamarierin!

Një dasmë në Indi mori një kthesë të errët kur të pranishmit e tërbuar sulmuan kamarierin përpara se ai të binte për vdekje. 22-vjeçari, i quajtur Krishna Kumar, u godit nga të ftuarit të cilët ishin të mërzitur për ‘furnizimin e pamjaftueshëm’ të kerit të deles.

Ngjarja ndodhi gjatë një ceremonie në shtetin Jharkand. Pjata ishte shumë e kërkuar dhe pasi të ftuarit e hëngrën atë, Kumar thuhet se u tha atyre se nuk ishte në gjendje të shërbente më asnjë porcion. Ngjarja ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit të asaj nate në fshatin Huppu, rreth 40 milje nga kryeqyteti i shtetit Ranchi. Pas një ekzaminimi pas vdekjes, familja e të riut ka marrë trupin e tij. Ndaj mikpritësit si dhe ndaj dy baballarëve të nuses dhe dhëndrit është bërë kallëzim penal. Policia po heton vdekjen, por ende nuk ka të arrestuar.