Celebrities Gossip

Këta janë 3 personazhet “më të pisët” të Big Brother Vip!

Big Brother Vip ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm për vetëm dy javë, falë formulës shumë të arrirë, por edhe falë përzgjedhjes së personazheve. Secili prej tyre ka një të veçantë, që e bën pjesë të rëndësishme të programit, dhe pa njërin prej tyre, receta nuk do të ishte e plotë. Artistë shumë të arrirë në profesionet e tyre përkatëse, këtë herë, personazhet i kemi njohur në një tjetër formë, disa më impulsivë, disa më të qetë, me të mirat e të këqijat e tyre, si kushdo tjetër.

Në një shtëpi ku banojnë 14 banorë të ndryshëm, secili me pritshmëritë dhe dëshirat e veta, sigurisht që nuk mungonin as konfliktet. Një nga ato më të diskutuara në shtëpinë më të famshme është pastërtia, duke qenë se, persona të ndryshëm kanë një ritual të caktuar të tyre në mënyrën si vendosin rregullin dhe pastërtinë. Por në një bashkëjetesë ku ka disa rregulla, duket se jo të gjithë i zbatojnë ato.

I pari që ka marrë shumë kritika për pastërtinë, (dhe jo vetëm), është Ardit Çuni. I përfshirë në një numër të madh debatesh gjithashtu edhe për çështjen e pastërtisë, duket se veprimi i fundit i Arditit nuk i ka pëlqyer aspak banorëve, dhe pikërisht Arjolës. Në një video të publikuar disa orë më parë, Arjola u tregon ngjarjen “e rëndë” vajzave.

Arditi dje hoqi tutat dhe brekët e vjetra poshtë çarçafit…

Një tjetër banore që ka marrë kritika për rregullin dhe pastërtinë është Paloma. Në një debat me Kleidin ajo akuzohet që nuk bën punë shtëpie.

Ti nuk je askushi të më thuash mua çfarë të bëj unë këtu… Po vetëm mua më drejtohesh “bëj këtë, bëj atë”… Është e pesta herë që ma the a kam bërë punë në shtëpi. Paloma përditë punon, kur i jepet mundësia.

Ndërkohë, rasti i tretë kur është treguar papastërtia në shtëpinë e Big Brother, nuk është shkaktuar nga një por disa banore. Më saktë, Iliri kritikon të gjitha vajzat.

Këto gocat nuk prekin gjë me dorë, sidomos këto të rejat…

Kanë mjaftuar vetëm dy javë që të nsiin tensionetb në shtëpinë e Big Brother Vip. Imagjioni çfarë do të ndodhë pas 100 ditësh…