Celebrities Gossip Showbiz

Klea Huta në një gjendje jo të mirë shëndetësore, ja çfarë i ka ndodhur!

Më 4 qershor, Klea Huta dhe Elgit Doda kurorëzuan dashurinë e tyre disa vjeçare në martesë. Ata i dhanë betimet njëri-tjetrit në altar, mes lotësh dhe shumë emocionesh, para punonjëses së bashkisë. Fjalët e tyre emocionuan jo vetëm të ftuarit, por gjithashtu dhe çifti u pa me lot në sy teksa shprehën për njëri tjetrin fjalët më të bukura.

Së fundmi duket se gjendja shëndetësore e Kleas nuk ka qenë edhe aq e mirë. Mbrëmja e djehsme ka qenë shumë sfiduese për Klean dhe shëndetin e saj e këtë na e ka treguar vetë ajo me një shkrim në Instastory duke postuar edhe një foto të saj, e cila edhe pse e pafuqishme ka dashur të çohet nha krevati dhe të mundohet të jetë më energjike.

24 orët e fundit ishin sfidues për mua. Simptoma të çuditshme që filluan me kriza barku, shqetësime gastrointestinale, dhimbje trupi dhe deri në atake paniku. Vendosa të vishem, të lyhem dhe të dal, në mënyrë që të mos i bëj shoqëri krevatit edhe pse fizikisht jam e pafuqishme dhe ndihem çuditshëm. Nuk jam ndjerë kurrë më parë kështu në jetë. Uroj shumë të jeni mirë dhe kujdesuni për veten

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Klea Huta. Ajo na tregoi më shumë detaje nga dasma e saj, emocionet e përjetuara, por dhe këngën që i dedikoi Elgitit.