Bota Botë e Çuditshme

Video ku babai bën akrobaci me foshnjën bëhet virale/Mjekët reagojnë të alarmuar!

Një video e publikuar në rrjetet sociale shfaq një baba që bën akrobacioni me foshnjën e tij. Ekspertët e shëndetit kanë reaguar duke thënë se veprime të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru që do të ishin fatale për fëmijën. Videoja 35-sekondëshe, tregon babain që e kap për duar foshnjën dhe bën akrobaci me të si të ishte kukull.

Përdoruesit e shumtë të X-it dhe Instagramit kanë kritikuar ashpër këtë veprim, jo vetëm për rrezikun që mund të paraqesin ato lëvizje për nyjat e foshnjës, por edhe për lëndimet e mundshme në tru siç kanë paralajmëruar edhe mjekët. Mjafton një lëvizje e pakontrolluar apo një moment shpërqendrimi, që foshnja të përplaset për vdekje në dyshemenë e dhomës. Pamjet janë bërë virale, kurse komentuesit vazhdojnë të kritikojnë babain, të cilin po e cilësojnë si të papërgjegjshëm.