Health & Beauty Lifestyle

Koha më e mirë për të medituar, flasin ekspertët!

Meditimi në mëngjes dhe në mbrëmje mund të jetë po aq efektiv, por në mbrëmje meditimi mund të bëhet më i vështirë. Ekspertët e fushës së “life coaching”shprehen se meditimi në mëngjes është më i mirë. Ndani 10-15 minuta për veten tuaj, për paqen pas zgjimit dhe mos e shikoni telefonin akoma.

Do të ishte më mirë nëse nuk e shikoni orën dhe do t’i jepni trupit tuaj kohë dhe hapësirë për të bërë meditimin tuaj të mëngjesit në paqe dhe kështu “përfundoni” mendjen tuaj në një sekuencë paqësore mendimesh dhe veprimesh gjatë ditës.

Nëse praktikoni ta nisni ditën kështu, do të shihni se në jetën tuaj mund të ndodhin ndryshime fantastike. Në ditët e sotme, ka shumë meditime të drejtuara falas në internet, zgjidhni zërin dhe muzikën që ju përshtatet më shumë. Herët në mëngjes nuk ka zhurmë. Nuk ka asnjë person që nuk është i përshtatshëm për meditim dhe që nuk do të përfitonte prej tij. Edhe një meditim “i dështuar” është i suksesshëm.

Nëse keni shumë gjëra në mendje, gjëja më e rëndësishme është që në fund të arrini të harroni gjithçka dhe të relaksoni mendjen, të paktën për disa minuta. Edhe shkencëtarët, duke hulumtuar efektet e meditimit, kanë konfirmuar se ai ka një ndikim të rëndësishëm në biologjinë dhe psikologjinë tonë.

Përfitimet e meditimit të rregullt mund të ulin nivelin e stresit dhe ankthit, të rrisin energjinë, të mprehin mendjen dhe aftësitë për zgjidhjen e problemeve, të ulin kolesterolin, të ulin dhimbjet e kokës. Rikujtojmë, se shtylla kurrizore është gjithmonë e ekspozuar ndaj situatave stresuese si ngritja e peshave, veshja e këpucëve me taka të larta ose me një shtrojë të pakëndshme, qëndrimi gjithmonë ulur, etj. Lëvizshmëria e shpinës duhet të ruhet dhe të mbrohet dhe joga mund të jetë një ndihmë e madhe.