Health & Beauty Lifestyle

Sot është dita Botërore e Meditimit, merr pak momente për të njohur veten!

Kur çdo ditë e më tepër përreth jush po konstatoni se bota është e mbushur me çmenduri, dhe nuk mund të gjeni një çast paqeje në stuhinë e ditës, është koha për t`u kthyer pas. është momenti që fokusi juaj të shkojë aty ku ju keeni ndjerë ngrohtësinë.

Kujtoni ato çaste të lumtura si fëmijë, ku thjesht qëndronit të shtrirë diku “e përhumbeshit” duke parë qiellin.

Ky është meditimi dhe sot shënohet Dita Botërore e Meditimit e cila shërben si një thirrje për njerëzit që të gjejnë kohë për këtë praktikë të vjetër mijëvjeçare.

Meditimi shërben si një mënyrë për lehtësimin e stresit dhe pastrimin e mendjes.

Dinamika e jetës së sotme e ka bërë meditimin një gjë shumë të nevojshme. Hulumtimet kanë treguar se meditimi ka efekte pozitive mendore dhe fizike kur praktikohet.