Celebrities Gossip Showbiz

“Krenaria jonë”, Sabiani la shtëpinë dhe vajza e tij Keisi reagon për herë të parë!

“Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit ju ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion.

Tanimë janë kaluar më shumë se 60 ditë në shtëpinë e “Big Brother” dhe largimet nuk janë të pakta. Mbrëmjen e djeshme, Sabiani la përgjithmonë shtëpinë duke humbur garën për çmimin e madh. Lidhur me këtë ka reaguar edhe vajza e tij, e cila jo vetëm që nuk shprehu mërzi, por tregoi se mezi po e pret të atin në shtëpi.

Drita ime po të presim të gjithë, je krenaria jonë  

Nga largimi i Sabianit, miku i tij më i ngushtë brenda shtëpisë Iliri, u ndje shumë keq as sa u përlot. Që prej fillimit, dyshja krijoi një marrëdhënie shumë të mirë me njëri- tjetrin, duke u bërë të pandashëm.

Në largimin e tij, Sabiani vendosi të mos takojë disa banorë, me të cilët ka patur disa debate. Bëhet fjalë pikërisht për Dj PM, Dj DAGZ dhe Einxhel.

Rikujtojmë se. mbrëmjen e djeshme në nominim nga votat e banorëve, shkoi banori më i ri, Claudio dhe Iliri. Teksa “Big Brother” pa dijeninë e banorëve hapi një televotim për dy më të preferuarit, të cilët do të zgjidhnin për të çuar nga një banor në nominim krahas dy të votuarve. Të preferuarit e publikut dolën Iliri dhe Donaldi. Balerini zgjodhi të çojë në nominim Einxhel, ndërsa Donaldi zgjodhi Arjolën.