Celebrities Politikë

Kush qëndron pas një gruaje të fortë? / Grida Duma në një rrëfim special në “Ndryshe”!

Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. E ftuar sot në emisionin “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos, Adit dhe Visjanit ishte Grida Duma. Në një rrëfim special, Grida Duma u shpreh për situatën politike në vend, televizionin në jetën e saj, “Big Brother Vip 3” e shumë të tjera.

Televizioni më ka ndihmuar gjithmonë. Patjetër që pas politikës, unë e ndjej atë zmadhimin e figurës. Unë jam po e njejta, por kur je në një grup politik e ke të pamundur të thuash të gjithë gjerësinë e gjësë.

E pyetur se kush qëndron pas një gruajë të fortë si ajo, Grida u shpreh:

Gjyshërit qëndrojnë më fort se mami dhe babi. Ata çuditen kur e them këtë. Pas kësaj, diku nga fakulteti ka qëndruar një pedagog nga SHBAqë më mësoi çfarë do të thotë të konkurosh 100 herë për të fituar një herë…

Absolutisht inspiruese dhe motivuese, si i sheh Duma personazhet e tjerë motivues sot në shoqërinë tonë?

Jam e kënaqur që ka nisur ky treg i trajnimeve motivuese… Janë shmë mekanizma që e bëjnë njeriun të jetë një lloj shkëmbi që mos të jetë intimiduar, por të bëjë diferencën. Është kryqëzim dijesh, nuk ka një shkollë për këtë gjë. Është një proces që nuk ndalon.