Aktualitet

Kushte të qëndrueshme moti në pjesën e parë të ditës, pasditja shton vranësirat!

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime, si edhe me alternime vranësirash kalimtare, më së shumti mesatare. Prej orëve të pasdites, vranësirat vijnë duke u shtuar, deri të dendura. Temperaturat variojnë nga 4 në 22 gradë celcius.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-jugperëndim dhe shpejtësi 1-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në zonat luginore, era është me rrahje deri në 15m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës nga 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
9/19
Diell re

Kukës
7/17
Diell re

Lezhë
7/19
Diell re

Dibër
4/17
Diell re

Durrës
10/21
Diell re

Tiranë
11/22
Diell re

Elbasan
8/22
Diell re

Berat
8/22
Diell re

Vlorë
10/22
Diell re

Korçë
5/16
Diell re

Gjirokastër
5/19
Diell re

Sarandë
11/20
Diell re