Meshkujt që postojnë shumë selfie në rrjete sociale janë më të prirur të kenë karakteristika të një psikopati. Të paktën ky është rezultati i një hulumtimi nga Universiteti i Ohio ku ka studiuar 800 meshkuj dhe sjelljet e tyre sociale. Këtyre meshkujve iu ishte kërkuar t’i përgjigjeshin disa pyetjeve të zakonshme, të cilat kishin treguar për trajtat e tyre personale si narcisizmi, psikopatia dhe vetëobjektivizimi.
Meshkujt që postojnë shumë selfie posedojnë më shumë trajta narcisoide sesa të tjerët. Narcisoidët mendojnë se janë më të mençur, më të bukur dhe më të mirë se të tjerët. Ndërkaq, këta meshkuj kanë shënuar pikë të larta në vetëobjektivizim, pasi këta persona e shohin veten më shumë si objekt sesa si një person. Për ta, vlera më e lartë është pamja fizike.
Por, a janë këta meshkuj vetëm viktimë e këtyre teknologjive objektivizuese? Në të vërtetë jo, pasi anketimet e para eksploruese mes grave kishin paraqitur të njëjtat rezultate. Megjithatë, ka një dallim të madh, pasi zbulimi tregon se gratë të cilat postojnë shumë selfie kanë nivele më të larta të vetëobjektivizimit. Kjo dukuri mund të çojë deri tek një problem më i madh sepse mund të rezultojë në depresion apo çrregullim të dëshirës për t’u ushqyer.