Showbiz

Lideri i grupit të muzikës rrok “Magadeth” diagnostikohet me kancer në fyt

Dave Mustaine ka tronditur fansat e tij teksa i ka lajmëruar ditën e kaluar se është diagnostikuar me kancer në fyt.

Me anë të një postimi në rrjetin social Instagram, ikona e muzikës rrok zbuloi se është duke bashkëpunuar me mjekët për një trajtim që pritet të rezultojë 90% i suksesshëm.

Fatkeqësisht do të duhet të anulojë të gjitha koncertet muzikore të grupit “Magadeth” për pjesën tjetër të vitit me shpresën që do të rikthehet i shëndetshëm dhe energjik.