Botë e Çuditshme Fashion

Louis Vuitton nxjerr në shitje çizmet që imitojnë këmbën e një gruaje!

Marka luksoze e modës, Louis Vuitton, ka nxjerr së fundmi në shitje çizmet që imitojnë këmbën e një gruaje. Qëllimi i këtij edicioni të modës është të krijojë një iluzion optik dhe ato janë krijuar për të imituar këmbën e një gruaje. Çizmet mund të blihen në versione të shkurtra dhe të gjata, por kur bëhet fjalë për materialin, ato vijnë në dy ngjyra. Çmimi aktual i këtyre çizmeve në faqen zyrtare të Louis Vuitton është 2.470 dollarë amerikanë ose 2.279 euro.

Influencuesja Isabelle Allain që ndiqet nga më shumë se 1.4 milion njerëz në rrjetet sociale, ndau entuziazmin e saj për këto çizme, duke thënë se i donte që në momentin që i pa në pasarelë. Megjithatë, ndjekësit e saj në përgjithësi nuk janë entuziastë për çizmet dhe shumica prej tyre mendojnë se janë shumë të shtrenjta.

Për të kujtuar, çizmet nga koleksioni i ri Louis Vuitton janë vetëm disa nga dizajnet e pazakonta të modës së lartë në vitet e fundit. Edhe brand-et, si Balenciaga dhe MSCHF, kanë tërhequr vëmendjen me këpucët me çmime shumë të larta.