Celebrities Gossip Showbiz

“Luizi ka tentuar të kryejë vetëvrasje”/ Zbulohen sekretet e banorëve!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Gjatë kësaj javë banorët e “Big Brother VIP” u vendosën në provë nga Vëllai i Madh për të gjetur se cilit prej tyre i përkisnin disa sekrete. Një prej tyre tërhoqi shumë vëmendje mes banorëve, i cili ishte “Kam tentuar të kryej vetëvrasje”. Megjithatë, sot vëllai i madh vendosi t’u tregonte banorëve se kujt i përkisnin këto sekrete u zbulua se pikërisht sekreti i Luizit ishte që kishte tentuar vetëvrasjen.

Duke folur me Qetësorin, Olta tha se ka përgatitur shumë strategji të forta për këto ditë të mbetura, ndërsa një “kërcënim” e kishte dhe për “rivalin” e saj më të madh, Luizin. Ajo tha se do e bëjë “që të mos çohet nga krevati”, por deri më tani nuk i është përkushtuar kësaj gjëje.