Celebrities Gossip Showbiz

“Mes Luizit dhe…”, astrologia tregon se çfarë do të ndodh në finalen e “BBV2′!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

E ftuar në emisionin Fan Club BBV2 me moderatore Megi Pojanin ishte astrologia Laura Bilalli, e cila ka ardhur nga Kosova në Shqipëri për të bërë parashikimin për 4 finalistët. Përveç se ka treguar shumë rreth jetës sentimentale të Luizit, ku ka treguar se nuk do të jetë me Kiarën gjithashtu ka treguar edhe rreth finales, ku është shprehur se sipas astrologjisë do të jetë 50/5o për Luizin dhe Efin.

Nga pjesa e fitores gjasat për të fituar janë mes Luizit dhe Efit, por e çuditshme është se gjasat në astrologji janë 50 me 50…

Astrologia na ka treguar shumë edhe për Luizin, ku ka treguar se do të ketë shumë fat në dashuri në vitet e ardhme, por ajo që befasoi të gjithë ishte se jo me Kiarën. Astrologia u shpreh se ata do të ndahen sepse nga ana e Luizit ka ndjenja të vërteta por nga ana e Kiarës jo dhe tregoi gjithashtu se ndarja do të jetë prej Kiarës.