Celebrities Gossip Showbiz

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito në ‘garë’ me njëri-tjetrin, ja arsyeja!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre.

Në një lidhje të drejtëpërdrejtë me “Shqipëria Live”, ekperti i IT, Tomi Kallanxhi ka shpjeguar se Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë personat më të kërkuar në Google edhe pse BB ka mbaruar prej muajsh.

Ai tha se Kiara preferohet dhe ndiqet më shumë në Dibër krahasuar me Luizin, ndërkohë që pritet t’ia “kalojë” edhe në Fier.

Luizi është në kompeticion me Kiarën vetëm në Fier. Dibra ndjek më shumë Kiarën, ndërkohë Kuksi ndjek Luizin. Në Google trands, në vend të tretë është Kiara dhe Butrint Imeri, ndërsa në vend të katërt kërkohet i vetëm Butrint Imeri

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, i ftuar në “Shqipëria Live” ka shpjeguar se si kanë lëvizur ndjekësit e personazheve të “BBV2” gjatë kësaj jave. Ku ka treguar se Luiz Ejlli nuk është në krye të fronit tashmë, pasi vendin ia ka zënë Ronaldo Sharka.