Showbiz

Maluma dhe The Weeknd bashkojnë forcat për një projekt muzikor që nuk e dinim që na duhej!

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një foto ka qarkulluar në rrjet duke u bërë me shpejtësi virale. Bëhet fjalë për Malumën dhe The Weeknd të cilët postuan për herë të parë një foto së bashku duke tërhequr vëmendjen në pak sekonda.

Mesa duket dyshja e famshme e industrisë së muzkës do të vijnë me një bashkëpunim muzikor duke bashkuar misterin dhe melankolinë e stilit të The Weeknd me ritmet latine të këngëtarit kolumbian Maluma.

Duke qenë se dyshja e artistëve kanë stile kaq të ndryshme muzikore, një bashkëpunim mes tyre as mendohej të realizohej, të paktën deri tani. Shumë prej fansave të tyre u shprehën se ky paska qenë bashkëpunimi që nuk e dinim që na paska munguar.

Me siguri projekti i tyre muzikor do të shndërrohet menjëherë në një hit, dhe nga fotot e postuara në rrjetet sociale është lehtësisht e kuptueshme që prurja e tyre do të shoqërohet edhe me një klip. Sa i përket këngës, Maluma dhe The Weeknd ende nuk kanë zbuluar detaje rreth emrit apo datës së publikimit.

Një gjë është e sigurt, që ky projekt muzikor nuk do të vonojë shumë.

View this post on Instagram

@theweeknd

A post shared by MALUMA (@maluma) on