Showbiz

Mandy Moore nderohet me një yll në Bulevardin “Walk of Fame”

Aktorja e famshme hollivudiane Mandy Moore ditën e kaluar është nderuar me yllin e saj në Bulevardin “Walk of Fame” në Los Angeles për kontributin e dy dekadave në muzikë, film dhe televizion.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe miku i saj Shane West me të cilin ka qenë protagoniste në filmin e mirënjohur “A Walk to Remember” i realizuar rreth 17-vite më parë.

Dyshja kanë kujtuar xhirimet e këtij filmi duke rrëfyer se ishte diçka e mrekullueshme të punonin me njëri-tjetrin dhe nga kjo lindi një miqësi e mirë.