Aktualitet

Më 9 qershor seanca e Kuvendit për shkarkimin e presidentit Meta!

Shkarkimi i presidentit Meta, Kuvendi mblidhet në seancë plenare më 9 qershor, ora 10:00 për të votuar përfundimet e Komisionit Hetimor. Data u caktua në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve të zhvilluar nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi. Komisioni për hetimin e shkeljeve të rënda kushtetuese nga presidenti Ilir Meta miratoi më 28 maj raportin përfundimtar.

Kryetari Alket Hyseni se tha se “Dokumenti përfundimtar është i ndarë në përmbledhje ekzekutive të raportit e renditje të fakteve, si dhe në hapat ligjorë e proceduralë, aktet e administruara në procesin hetimor e gjithashtu në vlerësimin e komisionit të rezultateve të hetimit.

“Nevojë për të çliruar Presidencën nga një pengmarrje!”. Kështu e cilëson Taulant Balla, shkarkimin e Presidentit Meta.

Rama ka qenë shumë i qartë, PS-ja nuk e nisi shkarkimin e Metës si nevojë për të pasur një përfaqësues të saj por iniciativa për shkarkimin e Presidentit ka ardhur si nevojë për të çliruar Presidencën nga një pengmarrje dhe zgjedhja e Presidentit të ri do të kërkojë kohën e vet e pse jo të mos jetë një paketë e rëndësishme me bashkëpunimin e opozitës!

Balla tha se do të marrin kohën e duhur për të shqyrtuar raportin e hartuar nga Komisioni Hetimor.

Kemi rënë dakord në Konferencën e Kryetarëve se seanca plenare për shqyrtimin e raportit dhe më pas për votimin të bëhet më 9 qershor. Kushtetuta është shumë e qartë që Kuvendi i Shqipërisë e përfundon procedurën e tij më 9 qershor dhe më pas, është një tjetër institucion kushtetues që është Gjykata Kushtetuese që e konstaton nëse shkeljet e konstatuara nga ana jonë janë apo jo shkelje të rënda!

Kryetari i grupit parlamentar socialist komentoi edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me ngërçin institucional për emërimin e shkarkimin e ministrave.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte shumë i qartë që në këtë ndërthurje është Kuvendi që duhet të shprehet për dekretet dhe ka çliruar çdo lloj ngërçi. Presidenti mund të certifikojë, në fund vendos Kuvendi!