Showbiz

Me ikjen e verës ikën edhe dashuria, Belen Rodriguez i jep fund lidhjes së saj

Prej më shumë se një viti ata ishin në qendër të vëmendjes në mediat italiane ndërkohë që teksa i shihnim së bashku në rrjetet sociale me foto të ëmbla ndjenim disi xhelozi.

Megjithatë, me ikjen e verës ikën edhe dashuria të paktën kështu është shprehur miku i ngushtë i Belen, i cili konfirmoi për “Chinche” se seks simboli italian i ka dhënë fund marrëdhënies së saj.

Ende nuk ka një arsye konkrete pasi as Belen e as Andrea Iannone nuk kanë dhënë komente në media por ndoshta karriera e saj si showgirl dhe angazhimi që ka si nënë, nuk e lejojnë atë të ketë një lidhje të qëndrueshme.

Sa i përket Andreas ai është i përqëndruar totalisht me garat dhe provat e pafundme. A do të ketë një rikthim mes tyre?! Kjo mbetet për t’u parë pasi dyshja janë ndarë disa herë por në fund gjthmonë janë ribashkuar.