Showbiz

Melania Trump refuzon takimin me Zonjën e Parë Jill Biden

Pas zgjedhjeve në SHBA sipas rregullave ish-Presidenti Donald Trump duhet të takojë zëvendësuesin e tij pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë. Ashtu siç bëri Barack Obama në vitin 2006, kur Trump i zuri vendin.

Mesa duket Melania Trump po ndjek shembullin e Donald Trump, e cila ende nuk e ka telefonuar Zonjën e Parë të shtetit, Jill Biden për një takim.

Presidenti Donald Trump bashkë me zonjën e tij vazhdon të këmbëngulë se ai u mashtrua dhe se votat u vodhën.
Melania Trump e ndikuar nga bashkëshorti jep reagimin e saj në Twitter: “Populli Amerikan meriton zgjedhje të drejta. Çdo votim i ligjshëm apo i paligjshëm duhet të numërohet. Ne duhet ta mbrojmë demokracinë tonë me transparencë të plotë.”

Presidenti i zgjedhur Biden tashmë ka filluar punën për të vendosur një task forcë për Covid-19.