Celebrities Food & Drink Gossip Showbiz

Mëngjesi që Michelle Obama është ‘detyruar’ të konsumojë gjatë jetës së saj!

Ish-zonja e Parë e SHBA-ve Michelle Obama ka zbuluar mëngjesin që ka ngrënë shumë vite të jetës së saj. Gjatë një paraqitjeje në episodin e parë të podcast-it të Michele Norris, “Your Mama’s Kitchen” Michelle u shpreh se si ajo refuzoi të hante mëngjes nëse nuk ishte një sanduiç i thjeshtë me gjalpë kikiriku.

Isha disi zgjedhëse. Nuk më pëlqente fare mëngjesi. Vëllai im, i cili hante gjithmonë mëngjes, mendonte se isha e çmendur. Ne hanim mëngjese të bollshme sepse vëllai im ishte një atlet. Pra, të gjitha ushqimet ishin drithëra me vezë të fërguara ose vezë të skuqura, shumë bukë të thekur, proshutë dhe sallam. Kështu që mëngjesi ishte shumë kalorik. 

Michelle kujton nënën e saj, Marian Robinson, e cila përpiqej ta bënte atë të hante mëngjes.

Haja gjalpë kikiriku çdo mëngjes derisa shkova në kolegj. Kjo ishte e vetmja gjë që më pëlqente. Ishte një lloj kompromisi që bëra me nënën time.

Së fundmi Michelle njoftoi se ka krijuar një kompani të re që synon të prodhojë ushqim dhe pije të shëndetshme për fëmijët. Duke folur në një konferencë në New York, Michelle tha se produktet e kompanisë të quajtura “PLEZi Nutrition” do të jenë më pak të dëmshme për shëndetin e fëmijëve në planin afatgjatë, pasi do të kenë më pak sheqer dhe përmbajtje më të pasur ushqyese.