BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

Mes Kiarës dhe Efit, ja cila është më e rrezikuara sipas banorëve!

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Nita dhe Keisi kanë vazhduar pjesën e dytë të emisionit me të ftuar Qetsorin dhe Bledin. Banorët kanë folur edhe për nominimet e kësaj jave, ku për ta më e rrezikuara është Kiara.

Qetsori: Mendoj se rrezikon më shumë Kiara, duke parë situatat që Efi ka bërë. Në në pozicion ajo mund ta zëvendësoj Kiarën në disa aspekte: biseda, kafe dhe Luizi duke qenë i ftohtë nuk ka pse ta mbaj larg…

Nita: Edhe une e shikoj Kiarën të rrezikuar se edhe loja ne çift të çon deri në një pikë…