Bota

Miratohet dekreti, Rusia do të rrisë pagat ushtarake me 10.5%!

Qeveria ruse ka miratuar dekretin për rritjen e pagave për ushtarakët me 10.5%. Vendimi vjen trazirave dhe situatës destabilizuese që la pas tentativa për grusht shteti e grupit Wagner.

Një dekret qeveritar i publikuar në faqen zyrtare të ekzekutivit rus në internet, konfirmoi se ndryshimi do të hynte në fuqi nga 1 tetori. Rritjet e pagave do të prekin gjithashtu një numër zyrtarësh të tjerë të sigurisë, raportoi RIA.

Rënia nga piedestali i udhëheqësit rus Vladimir Putin solli një rënie drastike të ekonomisë ruse në tregjet ndërkombëtare, pasi e gjithë bota pa fundjavën e shkuar se si Wagner i Yevgeny Prigozhin u ngrit nga kampet në Ukrainë, hynë në Rusi, morën kontrollin e qytetit jugor Rostov-on-Don, dhe më pas penetruan për çështje minutash në Sheshin e Kuq në Moskë.

Ky incident krahas destabilitetit, shërbeu gjithashtu për të treguar se sa delikat është pushteti i Putinit në Rusi. Ndërsa Kremlini zyrtar po bën përpjekjet maksimale për të treguar se e kanë situatën nën kontroll.