Celebrities Gossip Showbiz

Mos është gjë xhaketa e Romeos ajo? Jonida Maliqi shton dyshimet me postimin e fundit…

Jonida Maliqi është një nga këngëtaret më me stil dhe padyshim që tanimë është edhe një blogere shumë e njohur në Shqipëri. Jo shumë aktive me këngë të reja, por gjithsesi nuk i ka munguar audiencës edhe me paraqitjet e shumta televizive.

Çdokush është në dijeni për lidhjen e bukuroshes me aktorin e humorit, Romeo Veshaj, lidhje kjo që përfundoi para disa kohësh. Ata janë fotografuar herë pas herë me njëri-tjetrin dhe nuk kanë ngurruar të shfaqen së bashku në publik.

Pas ndarjes nga këngëtarja, Romeo Veshaj nga ana tjetër ka qenë në qendër të vëmendjes të mediave rozë për një romancë të re me vajzën e Niko Peleshit, Aleksia.

Mirëpo, një detaj jo dhe aq i vogël na shtoi dyshimet se mund të ketë ende diçka mes Jonidës dhe Romeos. Para disa orësh, bukuroshja publikoi një foto në llogarinë e saj në Instagram ku shfaqej veshur me shumë stil si gjithmonë, por diçka na ra në sy. Xhaketa e veshur është identike me atë të Romeos në një dalje televizive tijën.

Akoma më shumë na shtoi dyshimet një bisedë mes këngëtares dhe mikut të saj të ngushtë, gazetarit të njohur Eraldo Rexho, i cili “i kërkoi” asaj xhaketën dhe kjo e fundit ju përgjigj duke i thënë:

Deri tani ende nuk më është mërzitur kështuqë prit edhe pak  

Së fundmi, e ftuar në “Pardon My French”, Jonida zbuloi pak më shumë rreth pjesëmarrjes së saj si prezantuese në Festivalin e Këngës që do të zhvillohet këtë vit.