Showbiz

Mos ndoshta Xheni me këtë deklaratë kërkon të rikthehet sërish me Benardin?!

Xheni Mhillaj ish banorja e “Big Brother Albania: Love Edition” është rikthyer përfundimisht në Tiranë për një jetë të re dhe për privatësi.

Muaj më parë ajo dhe Benardi i dhanë fund lidhjes së tyre që dukej se po shkonte shumë mirë pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Për herë të parë pas ndarjes, Xheni ka treguar ekskluzivisht për emisionin radiofonik #thuajemepepsi se kjo gjë ndodhi për shkak se Benardi ishte i papjekur dhe nuk mund të mbante një lidhje serioze.

Ditën e kaluar e ftuar në emisionin “Pop Culture” ajo tregoi një anë tjetër të historisë së tyre. Xheni ka pranuar se ndarja ndodhi për fajin e saj dhe se shpeshherë e mendon rikthimin me ish banorin, sidomos tani që ajo jeton e vetme në kryeqytet.

Ajo shtoi se pas ndarjes ra në një gjendje depresive e cila i ndërpreu oreksin dhe e bëri të ndjeshme ndaj gjithçkaje. Pas ndarjes Xheni u shpërngul në Itali tek familja e saj por tashmë që situata e vështirë ka mbaruar, është gati për një fillim të ri, pse jo  sërish në krahët e Benardit.