Showbiz

“MTV EMA” Panic! At The Disco performojnë duke ‘fluturuar’ nga një pallat

Ata rrëmbyen çmimin “Best Alternative” në “European Music Awards 2018” por krahas kësaj performanca që dhuruan ishte më e bukura e mbrëmjes.

Grupi i famshëm i rrokut sollën në jetë klipin e hitit të tyre më të fundit muzikor “High Hopes”. Në klipin e këngës, Brandon Urie shfaqet duke ngjitur një pallat me dhjetra kate vertikalisht teksa të gjithë e shihin si një superhero.

Edhe në skenën e ceremonisë së ndarjes së çmimeve, ai ka inskenuar këtë pjesë kaq të vështirë duke zbritur nga pallati për të mbërritur në skenën e madhe.

Sigurisht që këtë herë litarët që e mbajnë në ajër janë të dukshëm ndryshe nga klipi por vështrësia ishte e njejta aq më tepër pasi lideri i grupit po këndonte live. Pasi mbërriti në skenë i gjithë publiku nisi të brohorasë me të madhe duke emocionuar të gjithë.