Celebrities Magazine Showbiz

“Na çatë….” Egla shpërthen ndaj banorëve: Ik pir*hu, jeni një tufë budallenjsh!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Banorët e “Big Brother Vip” kanë shfrytëzuar mesditën e sotme për të marrë rreze dielli dhe për t’u relaksuar në pishinë. Megjithatë përplaset nuk kanë munguar. Egla ka shpërthyer në ofendime ndaj banorëve, pas një veprimi që Meritoni bëri duke u hedhur në pishinë, ku ajo po relaksohej. Me tona të larta, ajo i thotë se piu ujë pishine për fajin e tij, ndërsa ka shpërthyer në ofendime. Meritoni është munduar t’i kërkojë ndjesë, por nuk ka funksionuar.

 Egla: Nuk u bëtë njerëz.. nuk u bëtë rob zoti! M’u hiq qafe, mos më fol fare.

Meritoni: Të kërkoj ndjesë!

Egla: Ik ere pir*hu me gjithë ndjesën tate. Na çatë menderen. Na janë mbledh një tufë budallenjsh, rob të trashë.