Lifestyle

Na thoni si e mbani celularin t’ju themi më shumë për personalitetin tuaj!

Mënyra se si e mbani celularin në duar tregon shumë për personalitetin tuaj. Nëse e mbani me njërën dorë dhe përdorni vetëm gishtin e madh jeni të sigurt dhe rrezikoni, gjithmonë shikoni përpara dhe dëshironi të keni sukses, nuk keni frikë të përballeni me sfida dhe të punoni shumë. Nonjëherë veproni në nxehtësinë e momentit kur bëhet fjalë për qëllimet tuaja, jeni optimist, luftoni kur keni marrëdhënie me njerëz që janë të mërzitur ose pesimistë.

Kur e mbani celularin me të dyja duart dhe përdorni vetëm një gisht të madh ju keni disiplinë, dini të dëgjoni, i analizoni situatat kur bëhet fjalë për çështje të rëndësishme, i kushtoni vëmendje detajeve që të tjerët i shpërfillin dhe të tjerët mund të mbështeten tek ju për të kërkuar ndihmë.

Nëse e mbani celularin me të dyja duart dhe përdorni dy gishtat e mëdhenj, keni shumë energji, jeni një multitaskues, ju pëlqen puna, veçanërisht në një mjedis konkurrues, i kushtoni një vlerë të jashtëzakonshme kohës tuaj dhe shpesh mendoni se 24 orë nuk janë të mjaftueshme për të bërë atë që dëshironi.

Nëse e mbani celularin me njërën dorë dhe përdorni gishtin tregues të dorës tjetër, ju jeni një person i zgjuar dhe i sjellshëm, rrallë reagoni dhe zakonisht mendoni dy herë përpara se të flisni, mendoni në mënyrë kreative dhe ju pëlqen gjithashtu të qëndroni të qetë.