Health & Beauty

Pas një dite të lodhshme e gjitha çfarë duhet të bëni është të ngreni duart lart!

Me siguri kur jeni të lodhur doni të shtriheni në divan ose krevat teksa i ngreni duart në ajër. Nëse edhe ju e bëni këtë gjë, madje e keni kthyer në një zakon, ekspertët mendojnë ka një arsye biologjike që fshihet pas saj. Sipas mjekut, Karan Raj ky veprim mund të jetë një formë rehatie ose në fakt diçka që thyen tensionin fiziologjik në muskujt e qafës ose të shpatullave, duke përmirësuar rrjedhjen e gjakut dhe duke minimizuar shtypjen e nervave.

Por, mund të jetë edhe një formë e sjelljes vetë-simuluese për të cilën mjeku thotë se ndihmon në rregullimin e aspektit ndijor ose zvogëlimin e mbingarkesës shqisore që e çon një person drejt relaksit të plotë. Nëse jeni të prirur ta bëni këtë ndërsa jeni shtrirë në shtrat, mjeku thotë se kjo ndodh për shkak se trupi juaj mund të përvetësojë automatikisht këtë pozicion rehatie për t’ju ndihmuar të qetësoheni ose të flini. Ai tha se nëse prireni ta bëni këtë shpesh, kjo kthehet në një sjellje të mësuar.