Showbiz

Natalie Portman: “Konsiderohesha ‘peshkope’ sepse doja të mbroja trupin tim”

Ditën e kaluar vajza, gra dhe shumë personazhe të famshëm të industrisë së Hollywood kanë marshuar në Los Angeles në kuadër të fushatave ‘#MeToo” dhe “#timesup”.

Ka qenë Natalie Portman ajo e cila ka mbajtur një fjalim emocionues për ato çfarë është detyruar të përjetojë gjatë karrierës së saj. Aktorja e famshme është shprehur se e kishte shumë të vështirë të refuzonte dhjetra role filmike në mënyrë që të shmangte ngacmimet seksuale gjatë punës po edhe jashtë saj.

36-vjeçarja ka qenë e mitur kur nisi të aktrojë për herë të parë dhe në moshën 13-vjeçare merrte letra të frikshme nga njerëz në industri por edhe nga fansat e saj meshkuj. Në këto letra shkruhej se ata dëshironin të kryenin marrëdhënie me të dhe nëse do ta shihnin në rrugë do ta përdhurnonin.

Kur ajo mbushi 18-vjeç kjo situatë nuk kishte ndryshuar aspak përkundrazi, ajo sa vinte dhe përkeqësohej. Sipas saj, meshkujt i bënin presione se tashmë që nuk ishte më e mitur ajo duhet të kryente marrëdhënie me ta me dëshirën e saj.

Fjalimi i Portman ka përlotur jo vetëm atë por edhe shumë femra të tjera që qëndronin në turmë duke dëgjuar histori të ndryshme për t’i thënë ‘koha ka mbaruar’. “Konsiderohesha si femra më konservatore dhe më shanin ‘peshkope’ sepse vishja rroba të mbyllura kur në të vërtetë doja të mbroja trupin tim’– kanë qenë këto disa nga fjalët e saj.