Showbiz

Ndahet nga jeta moderatori i një prej shfaqjeve më të famshme në SHBA, Alex Trebek

Shuhet në moshën 80-vjeçare, moderatori legjendar i shfaqjes “Jeopardy” në SHBA, Alex Trebek. Prej gati 2 vitesh ai vuante nga kanceri i pankreasit, një sëmundje për të cilën ka folur hapur edhe gjatë emisionit të tij.

Lajmin e trishtë e bënë të ditur pjesëtarët e stafit të emisionit që ai moderonte ku nëpërmjet një postimi në Instagram shkruajnë: “Jemi të trishtuar që duhet të ndajmë me ju lajmin se Alex Trebek u nda nga jeta këtë mëngjes, i rrethuar nga familja e tij dhe miqtë. Faleminderit Alex!”

Pak kohë pasi u diagnostikua me sëmundjen e rëndë, Trebek dha një video mesazh për fansat dhe publikun e programit të tij ku premtoi se do të luftonte me çdo kusht për ta mundur këtë sëmundje. Ai shtoi se do ta vazhdonte punën e tij si moderator me shumë dëshirë e pasion, një profesion që e ushtroi për më shumë se 30 vite.

Producenti i shfaqjes, Mike Richards, tha se kjo ishte një humbje e madhe për stafin dhe miliona fansat e Alex.