Showbiz

Ndërron jetë ish i dashuri i Ariana Grande, fansat akuzojnë këngëtaren për vrasje

Ditën e sotme “TMZ” ka raportuar se reperi i famshëm Mac Miller ka ndërruar jetë për shkak të një mbidoze droge.

Ai u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Los Angeles teksa gjithashtu është publikuar edhe një audio ku miqtë e tij thërrasin urgjencën dhe policinë me pretendimin se ai kishte përsuar arrest kardiak.

Reperi ishte vetëm 26-vjeç dhe kishte rreth 4 muaj që i dha fund marrëdhënies me këngëtaren e famshme me të cilën ka qëndruar për dy vite.

Tashmë fansat e tij po ‘kryqëzojnë’ Ariana Grande, se ka qenë pikërisht ajo shkaku i vdekjes së tij. Ata mendojnë se ajo i ka thyer zemrën e shkatërruar jetën ndërkohë që mijëra mesazhe kërcënuese i janë drejtuar Grande-s e cila ende nuk ka reguar ende ndaj kësaj tragjedie.

Kujtojmë se vetëm një muaj pas ndarjes nga Mac Miller, Ariana nisi një lidhje të re me komedianin Pete Davidson me të cilin tashmë është fejuar.