Celebrities Gossip Showbiz

Në rolin e një zhigoloje? Fation Kuqari së shpejti aktor në një film!

Dje ishte premiera absolute e filmit aksion “Guxim”, në Cineplexx TEG, një tjetër projekt premtues i Top Channel Films. Aktorët dhe personazhet e njohur vip kanë dhënë intervista lidhur me pritshmëritë e filmit, teksa ish-banorët e “BBV3” kanë komentuar nominimin dhe dinamikat më të fundit të ‘reality show’.

Ekskluzivisht për TAR, Fation Kuqari është shprehur:

Drilonin e kam shumë mik është një nga aktorët dhe producentët më të mirë në Shqipëri që ka futur në modë kinematë shqiptare, është ai i pari që shumë aktorë të tjerë kanë filluar të fusin në treg kinema shqiptare me filma shqiptarë.

I pyetur nëse do të merrte pjesë në një film Fationi ka treguar:

Do më shikoni shumë shpejt, kam disa projekte kinematografike, kam dy projekte shumë serioze në kinematografi kaq mund të them për momentin, kam një rol të mirë, i dashuruar në film

Do e bënte Fationi rolin e nje zhigoloje?

Se besoj po asnjëherë nuk duhet thënë kurrë (qesh)