Bota

New York Times raporton: Plani i Izraelit përfshinte një sulm më të gjerë ndaj Iranit…

Plani fillestar për hakmarrjen izraelite kundër Iranit përfshinte një kundërsulm shumë më të madh kundër objektivave ushtarake, duke përfshirë afër Teheranit. Këtë e raportoi New York Times, duke cituar tre zyrtarë izraelitë.

Shteti hebre përfundimisht zgjodhi një përgjigje më pak të fuqishme në dritën e presionit të fortë diplomatik për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm rajonal.

Për më tepër, raportoi gazeta amerikane, shteti hebre fillimisht kishte planifikuar bastisjen për mbrëmjen e 15 prillit, por e shtyu atë në minutën e fundit nga frika se Hezbollahu mund të “rriste ndjeshëm intensitetin e sulmeve në veri të vendit”.

Izraeli iu kundërpërgjigj Iranit në shenjë hakmarrjeje orët e para të mëngjesit të 19 prillit, kur u raportua edhe për shpërthime në Isfahan, pranë një baze ushtarake

Shefi i Inteligjencës Ushtarake të Izraelit, Aharon Haliva dha dorëheqjen, Duke marrë kështu përgjegjësinë për dështimin e ushtrisë për të parandaluar sulmin e Hamasit më 7 tetor.

“Drejtoria e inteligjencës nën komandën time nuk e përmbushi detyrën që na ishte besuar. E mbaj atë ditë të zezë me vete qysh atëherë, ditë pas dite, natë pas nate. Dhimbjen do ta mbaj me vete përgjithmonë”, ka shkruar Haliva në letrën e dorëheqjes.

Haliva bëhet zyrtari i parë i lartë që jep dorëheqjen si përgjegjës për mos-parandalimin e sulmit të Hamasit, ndërsa do të mabjë këtë detyrë deri në zëvëndësimin e tij nga një person tjetër

Të paktën 5 raketa u lëshuan nga Iraku verior drejt një baze amerikane anti-ISIS në Siri. Kjo u njoftua nga forcat irakiane të sigurisë.

“Një operacion i madh kërkimi dhe inspektimi është nisur në provincën Nineveh për të gjetur autorët e të shtënave, thanë në një deklaratë forcat irakiane të sigurisë.
Sulmi kundër forcave amerikane është i pari që nga fillimi i shkurtit, kur grupet e mbështetura nga Irani në Irak ndaluan sulmet e tyre kundër trupave amerikane. Këtë dimër, fraksionet e armatosura pro-iraniane kanë kryer dhjetëra sulme me raketa dhe drone kundër ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme.

Ky sulm vjen një ditë pasi kryeministri irakian Mohammed Shia al-Sudani u kthye nga një vizitë në Shtetet e Bashkuara, ku u takua me Presidentin Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë. Grupi shiit pro-iranian në Irak, Kataib Hezbollah pas sulmit tha se ky është vetëm fillimi.

Një postim, në një grup në Telegram i lidhur me Kataib Hezbollah, tha se fraksionet e armatosura në Irak kishin vendosur të rifillonin sulmet pas një pauze gati tre mujore pasi panë pak përparim në bisedimet për t’i dhënë fund koalicionit ushtarak të udhëhequr nga SHBA në vend. Një zyrtar amerikan, tha se më shumë se pesë raketa u hodhën nga Iraku drejt trupave në bazën në Siri, por asnjë personel amerikan nuk u lëndua.