Celebrities Gossip Showbiz

“Nga armiq në burrë e grua…”, Romeo dhe Heidi po aktrojnë?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar dasma e Romeos dhe Heidit, ku të dy dukeshin shumë të lumtur me njëri-tjetrin. Ama ata kanë vetëm pak ditë që kanë rregulluar marrëdhënien e tyre, pasi më para kësaj jave e konsideruar njëri-tjetrin kundërshtar e më pas armiq. Kjo nuk u ka pëlqyer banorëve dhe ditën e sotme janë shprehur se ata po aktrojnë dhe po bëjnë lojë.

Juli: Nga armiqë në kundërshtar, skam besim… ska 6 ditë pastaj dasëm …

Dasma e shumëpritur nga të gjithë, ajo e Romeos dhe Heidit u zhvillua në ambjentet e shtëpisë më të famshme në shtëpi. Të gjithë banorët e shtëpisë kanë marrë pjesë dhe për të krijuar një atmosferë të zjarrtë ish-banori i këtij edicioni, Ervin Gonxhi bashkë me bandën e tij është rikthyer për të qenë gjithashtu pjesë e dasmës së mikut të tij. Nuk mund të harrojmë as pjesëmarrjen e Elgid Dodës, e cila ishte një suprizë e bukur për Romeon. Të gjithë duket se e shijuan shumë dasmën dhe momenti kur Romeo djeg shaminë e beqarit nuk duhet humbur.