Celebrities Gossip Showbiz

Nga rrëfimi për buliminë deri te anorekisa, supermodelja Charli Howard i rrëfen të gjitha!

Pas gjashtë vitesh punë si modele profesioniste dhe një dekadë duke vuajtur nga çrregullimet e të ngrënit supermodeles Charli Howard iu tha nga agjencia e saj se ishte ‘shumë e trashë’ për të përmbushur standardet e industrisë së modës. Ajo kalonte pesë orë në ditë në palestër për të humbur peshë. “Unë thjesht nuk doja t’i bëja këto gjëra më”,-thotë modelja.

Me anë të një postimi në Facebook bukuroshja tha se:

Sa më shumë që na detyroni të humbim peshë dhe të jemi të vegjël, aq më shumë stilistë duhet të bëjnë rroba që të përshtaten me madhësitë tona dhe aq më shumë vajza të reja sëmuren. Nuk është më një imazh që zgjedh të përfaqësoj. 

Miqtë e saj i thanë se nuk do të punonte më. Por Howard u pikas menjëherë nga një agjenci amerikane, kaloi pesë vjet në New York dhe ka pozuar për të gjithë, nga Agent Provocateur deri te Spanx. Charli shprehet se:

Në fakt më pëlqen të modeloj tani.

Në moshën 33-vjeçare, ajo ka shkruar gjithashtu dy libra shumë të vlerësuar, duke përfshirë një kujtim rreth rritjes me çrregullim obsesiv-kompulsiv, ankth, bulimi dhe anoreksi dhe lançoi markën e qëndrueshme të bukurisë Squish.

Ajo është gjithashtu rrëfimtarja më e shquar e së vërtetës në botën e modës. Modelja preferon termin ‘neutralitet trupor’, duke argumentuar se është ‘e panatyrshme’ të ndihesh pozitiv për trupin tënd gjatë gjithë kohës.

Ka të bëjë më shumë me idenë se trupi juaj nuk është në krye të gjithçkaje, ju jeni më shumë sesa thjesht mënyra se si dukeni.