Celebrities Showbiz

Një natë yjesh të vërtetë! Në spektaklin e 1 janarit, banorët e “BBV” do të vishen nga stilisti i njohur!

Big Brother VIP” padyshim që prej fillimit na ka mbajtur të ‘gozhduar’ para ekranit të televizorit. Debatet, diskutimet, rrëfimet nga jeta personale, takimet emocionuese, dashuritë dhe gjithçka tjetër nuk kanë munguar këtë edicion. Megjithatë, për fatin tonë të keq edhe pak kohë na ndajnë nga përfundimi i këtij edicioni, i cili mund të thuhet me plotë gojë që ka thyer çdo rekord shikueshmërie dhe ishte tejet i suksesshëm.

Të premten shënohet nata e ndrrimit të viteve. E për shkak të kësaj spektakli i së premtes i “Big Brother VIP” do të shtyhet për një natë, duke u mbajtur me 1 janar, për t’ja lënë vendin ashtu si çdo vit që është bërë traditë tanimë, spektaklit “Portokalli”.

Gjithsesi, spektakli i datës 1 janar pritet që të jetë i mbushur me shumë supriza, festë e shumë të papritura të tjera. Thënë kjo, një mbrëmje kaq e veçantë sigurisht që kërkon që dhe banorët të jenë të veshur ashtu siç u ka hije, në mënyrën më të mirë të mundshme.

Dhe patjetër që “Vëllai i Madh” ka menduar dhe për këtë gjë. Një zarf i bardhë ka ardhur në shtëpi, të cilën e ka lexuar Einxhel. Në të thuhej se në spektaklin e së shtunës, banorët do të jenë të veshur nga stilisti me famë ndërkombëtare, Valdrin Sahiti. Ai do të përkujdeset për secilin nga banorët aty brenda.

Ndërkohë mbrëmjen e sotme është spektakli i radhës, ku të nominuar janë Iliri, Meridiani dhe Antonela. Njëri nga të tre do të lërë sonte shtëpinë. Banorja e cila la shtëpinë të premten e kaluar ishte Big Mama. Pas një debati tejet të ashpër me Antonelën, që degradoi deri në ofendime, këngëtarja shprehu dëshirën për të mos qendruar më brenda shtëpisë duke hequr dorë përfundimisht nga gara prej 100 mijë euro.