Celebrities Gossip Showbiz

Një “Yll” i vërtetë! Sukseset e këngëtarit nuk kanë të ndalur…

Një ndër këngëtarët më të dashur të publikut, që gjithmonë di se çfarë fansat e tij kërkojnë është Ylli Limani. Projektet e tij marrin miliona klikime dhe pëlqehen nga çdo moshë.

Si çdo herë ai vjen me risi të ndryshme dhe nuk ngurron duke i befasuar të gjithë. Së fundmi, ai ka sjellë një ‘mini-album’ ose ndryshe një ‘EP’ me disa këngë të reja. Para pak ditëve, këngëtari publikoi “Lshoja Zanin”, “Qaj”, “Çka nëse”, “Vonë” dhe “Gënjeshtare”.

E duket se ky mini-album është pritur shumë mirë nga ndjekësit dhe dashamirësit e muzikës së tij, duke kaluar miliona klikime, por ky nuk është suksesi i vetëm. Pak më parë, Ylli ka zbuluar me anë të një Instastory se  kënga “Lshoja Zanin”, e cila ka rezultuar ndër më të pëlqyerat me mbi katër milionë klikime që prej publikimit dhe ka arritur të renditet e shtata në 100 këngët më të suksesshme në Zvicër.

Para disa javësh,  Ylli dhe këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu sollën bashkëpunimin e tyre të parë. Kishte kohë që lajmërohej si projekt, por na u desh të prisnim pak për të dëgjuar “As 1 minut” nga dyshja e artistëve dhe mund të themi me plot gojë se ja vlejti. Vetëm brenda pak ditësh kënga i ka kaluar 2 milion klikime. Në këtë projekt, Ylli dhe Ermali na kanë sjellë dhe një surprizë shumë të veçantë me modelen e njohur, Vildane Zenelin në klip si modele.