Celebrities Showbiz

“Një zemre të vogël që ia ndala rrahjet vetë…”/ “Telefonata” e Rozës në “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektakli arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Ajo që ndodh në shtëpinë e “Big Brother VIP”, padyshim që është më e ndjekura e më e komentuara në rrjetet sociale, si edhe në jetën e përditshme. Në lidhje me audiencën shumë të madhe të këtij spektakli ka mendime të ndryshme. Suksesi ka kaluar kufijtë e një spektakli në ekranin e televizorit e tani jemi përballë një fenomeni social që mund të quhet edhe si “Big Brother Mania”.

Kanë kaluar tashmë mbi 100 ditë nga nisja, teksa finalja e këtij edicioni të “Big Brother” është më 25 maj. Ndërkohë, lufta sa vjen e bëhet edhe më e fortë, teksa banorët duan të fitojnë çmimin e madh. Ditën e djeshme, përmes ‘telefonit të erës’ banorët kanë zbuluar të pathënat e tyre ndaj njerëzve që nuk patën mundësi t’u thonë diçka. Roza zgjodhi t’i drejtohej me disa fjalë foshnjes që abortoi pak kohë më parë.

Telefonatën time do ia drejtoj një zemre të vogël që ia ndala rrahjet vetë. Hej ëngjëll, kjo telefonatë është për të të kërkuar falje, më vjen shumë keq, mendoj se kur të jetë momenti që të takohemi bashkë do të jetë momenti perfekt, momenti i duhur, ku as ty dhe as mua nuk do na mungojë gjë. Kur kam dëgjuar rrahjen e zemrës tënde, kuptova që nuk jam vetëm. Është thjesht momenti i duhur që ti do vish.