Celebrities Gossip Showbiz

Noizy ka shkuar me të fejuarën e Eraldos?! Deklarata shokuese bëhet virale në rrjet…

Policia arrestoi autorin e dyshuar të tre zjarrvënieve ndaj pronave të familjes së Noizy-t. Në pranga ra një i afërm i reperit të njohur, i identifikuar si Eraldo Musteqja 26-vjeç, për të cilin Noizy shprehet se e rriti familja e tij dhe se pasi ndërroi fe, u kthye në besimtar ekstremist që mendon se lokalet nuk duhet të shesin alkool e se muzika është haram. Ai shton se për këtë arsye vendosi të bëjë atë që e quan “akt terrorist”. Në mesazhin e dhënë, këngëtari uron që Eraldo të bëhet më mirë e të kuptojë gabimin.

Ky është Eraldo, i rritur nga familja ime që në fëmijëri. Eraldo ndërroi fe, u bë një besimtar ekstremist dhe kishte besime të forta se lokalet s’duhet të shesin alkool dhe se muzika është haram. Prandaj vendosi që të bëjë atë akt terrorist. Gjithsesi, jeta vazhdon. Unë dhe familja ime jemi të gjithë mirë. Uroj që Eraldo të bëhet më mirë e të kuptojë gabimin. Unë s’mund ta urrej sepse jam rrit me të, ia kam lënë në dorë Zotit dhe drejtësisë. The beautiful Zinz është shumë mirë dhe përherë do të jetë mirë. Ziliqar dhe keqbërës do të ketë përherë, por varet sa i fortë qëndron ti dhe se si e menaxhon situatën. Love you lil bro!

Ndërkohë, vetëm pak më parë, një kushëri i Eraldos ka përgënjeshtruar reperin duke u shprehur si më poshtë.

Unë jam kushëriri i Eraldos që u arrestua sot. Eraldo punonte te lokali i tyre si kuzhinier. Ai ka patur probleme me babanë e Noizy-t, i cili menaxhon lokalin dhe Eraldos nuk i ka dhënë 4 muaj rrogën. Eraldo mori vesh që Noizy ka shkuar me të fejuarën e Eraldos.