Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka më vend për dyshime! Partneri i Gentës i publikon fotografi me barkun e rrumbullakosur

Kohëve të fundit është përfolur shumë në media për një shtatzëni të Genta Ismajlit. Nga vetë këngëtarja nuk është dhënë ende asnjë deklaratë, megjithatë një video në TikTok që qarkulloi fillimisht tregoi Gentën ku dukej qartazi barku i rrumbullakosur i saj duke lënë kështu pas çdo dyshim. Edhe pse veshur me të gjera, Genta dukej që ishte në pritje të ëmbël.

E teksa ende nuk vazhdon të japë asnjë deklaratë, pak më parë partneri i saj publikoi një video të sajën dhe edhe pse çifti nuk e ka treguar me fjalë, video-t dhe fotografitë që postojnë tregojnë gjithçka.

Rikujtojmë se, kohët e fundit bukuroshja ke qenë mjaft e përfolur për shkak të lidhjes së saj me biznesmenin turk, Usta. Dashuria e tyre sa vjen e bëhet më e fortë. Kjo kuptohet pasi dyshja shihen gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri tjetrit dhe nuk ngurrojnë ta shprehin dashurinë e madhe për njëri-tjetrin në rrjete sociale.