Celebrities Gossip Showbiz

Nuk ka të ndalur… Edhe pse e vizitoi të birin në spital Tuna sulmon sërish ish- partnerin e saj!

Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, spekulimeve për një ndarje të mundshme me partnerin e saj Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve edhe pse jo shumë aktive në muzikë.

Ndarjet dhe ribashkimet mes Tunës dhe Patrisit kanë qenë të shumta edhe pse të dy e kanë mbajtur shumë private këtë pjesë duke mos dhënë informacione, deklarata apo postime në rrjete sociale. Mirëpo, duket se artistja ka vendosur të sulmojë publikisht vetëm pak më parë ish- partnerin e saj me anë të disa Instastory-ve lidhur me kujdestarinë e fëmijëve duke e akuzuar se nuk paguan detyrimet e nevojshme për t’i rritur dhe se nuk qëndron pranë tyre në momente të vështira.

E duket se pas postimeve nga ana e Tunës, ish- partneri i saj dhe njëkohësisht babai i fëmijëve ka vizituar të birin i cili ndodhet në spital dhe këtë moment ajo e ka fotografuar teksa e ka ironizuar keqazi me fjalë dhe një ’emoji’ që simbolizon letrën higjienike.

Oooo hi Babush

Le të shohim se si do të reagojë Patrisi kur t’i shohë këto sulme publike të njëpasnjëshme…