Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk kam marrë kaq shumë komente negative as kur kam kënduar për fushatën e PD-së para 100 vjetësh”, Ermal Mamaqi reagon pasi hyri si i ftuar në “BBV”!

Të gjithë flasin për ta. Bëhet fjalë për banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, pikërisht për ata që prej më shumë se 100 ditësh jetojnë në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Teksa dita-ditës po i afrohen gjithnjë e më shumë finales, banorët po i ndjejnë ethet që vijnë e shtohen.

“Big Brother VIP Albania” është një nga programet më të ndjekura të momentit. Banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kanë fituar një numër të konsiderueshëm fansash, teksa gjatë ditëve të qëndrimit të tyre kanë shfaqur gjithnjë e më shumë nga vetja.

Dita-ditës po i afrohemi më shumë finales së madhe dhe gara sa vjen e bëhet edhe më e fortë. Debate, nominime, eleminime dhe emocione, të gjitha këto i kemi hasur brenda këtyre ditëve. Të gjithë biem dakord kur themi që personazhet brenda shtëpisë janë më të komentuarit jashtë. Disa persona më shumë e disa më pak.

Megjithatë, sërish 6 banorët e fundit e kanë treguar sa të pëlqyer janë nga publiku dhe se çdo gjë që ata bëjnë vëzhgohet, madje dhe marrëdhënia me njerëzit e tjerë, qofshin banorë apo jo. Mbrëmjen e djeshme një surprizë erdhi për banorët të cilëve iu shtrua një darkë dhe disa të famshëm të njohur të ekranit, njëkohësisht dhe miq të tyre ju bashkangjitën. Ndër to ka qenë i ftuar dhe Ermal Mamaqi, i cili teksa ka përmendur emrin e prezantueses Bora Zemani në tavolinë teksa kanë qenë duke darkuar, kjo gjë shkaktoi mjaft reagime. Mesa duket, prezantuesi paska marrë jo pak komente negative dhe ka zgjedhur të reagojë me anë të një video në llogarinë e tij në Instagram.

Besoj që jam i ftuari i parë që përjashtohem nga Big Brother. Nuk i kuptoj këta fansat e Beatrixës dhe Donaldit. Kam një mesazh për ta. Për ju që nuk e dini, këta u mërzitën sepse unë gjatë një bisede ku ishte Arjola, Donaldi e të tjerë, thashë të vërtetën, që do bëjmë sezonin e dytë të H.O.T dhe do kemi Bora Zemanin aktore. Donaldi e dëgjoi dhe pyeti personazhin. “Ç’punë ke ti? Pse të djeg miza ty?-i thashë unë dhe qeshëm. Meqë ra fjala për të gjithë ju hipokritë… Nuk kam marrë kaq shumë komente negative as kur kam kënduar për fushatën e PD-së para 100 vjetësh. Ej, miq mos e merrni kaq shumë seriozisht!

Mbrëmjen e kaluar brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kanë hyrë Xhemi Shehu, Ermal Mamaqi, Salsano Rrapi dhe Ed Manushi, Flori Gjini, Agron Llakaj. Situatat plot humor dhe të qeshura sigurisht nuk kishin si të mungonin. Në një moment Iliri vendosi në një situatë të sikletshme Xhemi Shehun duke e pyetur se po të hapte kutinë e Pandorës, cilët do të ishin tre banorë që ajo do të çonte në nominim. Xhemi vendosi që të jepte këtë përgjigje:

Tani ju keni 120 ditë këtu, ndërsa unë kam 120 minuta. Nuk ta jap kurrë këtë përgjigje.