Film & Tv Showbiz

Aktorja Jennifer Connelly konfirmon rikthimin në “Top Gun 3”!

Aktorja Jennifer Connelly është gati për “Top Gun 3”. Kur ET foli me aktoren në premierën e Dark Matter në Los Anxhelos Connelly e cila luajti Penny në “Top Gun 2” zbuloi se ajo është gati të kthehet në ekskluzivitet për një film të tretë. “Unë do të jem atje. Unë jam gati,”-tha ajo, përpara se të vinte në dukje për Top Gun: Maverick:

Kemi kaluar shumë mirë duke e xhiruar. Ishte argëtuese.

Ndërsa ajo është gati të ribashkohet me Tom Cruise, Glen Powell, Miles Teller dhe aktorë të tjerë të Top Gun, Connelly vuri në dukje se ajo nuk ka parë ende një skenar për filmin e tretë.

Unë nuk kam parë asgjë. Kam pasur një bisedë të rastësishme me mikun tim, Joe Kosinski me të cilin kam punuar dy herë deri më tani. Unë jam fansja e tij më e madhe. Mendoj se ai është shumë i mrekullueshëm. Kam biseduar me të për mundësinë e kësaj, por nuk di asgjë konkrete.

Komentet e Connelly-t vijnë më shumë se katër muaj pasi Puck News raportoi se Top Gun 3 ishte në punë me Cruise, Powell dhe Teller që po ktheheshin. Ndërkohë, Connelly është e zënë duke promovuar serialin Apple TV+ të saj dhe Joel Edgerton, Dark Matter, i cili bazohet në romanin fantastiko-shkencor të Blake Crouch me të njëjtin emër.