BBV - Live nga shtëpia - NEWS Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk kishim mënyrën…” Kiara flet për debatet me Efin me rikthimin e tyre në “BBV2”!

Big Brother VIP Live nga shtëpia në Top Albania Radio rikthehet këtë të diel, emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme, ku Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Kiara dhe Efi kanë qenë të parat që kanë hapur emisionin me të ftuar Luizin dhe Ervisin dhe kanë folur për rikthimin e bujshëm të 4 banorëve Efit, Kiarës, Bledit dhe Ronaldos. Gjithashtu Kiara ka folur edhe për debatet me Efin sapo ato u rikthyen në shtëpinë e “BBV2”.

Nuk ndihemi aspak krenare për situatën që u krijua, kjo hyrja jonë ishte thik me dy presa sepse aq shumë informacione nuk di as ta përdorësh, nuk kemi pasur as mënyrën si ta shpjegonim dhe nuk kishim mënyrë si ta shmagnin sepse situata u soll me apo pa dëshirën tonë…