Celebrities Gossip Showbiz

“Nuk më bind akoma…” Bjordi komenton raportin e Luizit me Kiarën!

Momentalisht ai është spektakli më i ndjekur në Shqipëri, ku banorët kanë transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin. Big Brother Albania Vip është një show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, duke u cilësuar me titullin banorë. Në thelb është një garë midis tyre, qëllimi i së cilës është të jetë një fitues. Të paktën një banor eleminohet çdo javë me anë të një procesi votimi, ku vendimin e merr publiku ose në rastet kur prish rregullat e lojës.

Një garë me shumë emocione të forta, debate e sigurisht edhe çaste të bukura. Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga dyshet më të përfolura janë Kiara Tito dhe Luiz Ejlli. Ata janë parë të afërt që në fillim, edhe pse marrëdhënia e tyre ka pasur ulje-ngritjet e veta gjatë këtyre ditëve. Mirëpo, duket se ditët e fundit dyshja është më e afërt se kurrë, me Kiarën dhe Luizin duke ndarë çaste të ëmbla me puthje e përqafime të ngrohta, detaje këto që nuk kanë mbetur pa u komentuar nga banorët e tjerë të shtëpisë. Ditën e sotme Bjordi i ka folur me sinqeritet Luizit, duke i shprehur mendimin e tij rreth këtij raporti të shumëpërfolur.

Nuk më bind akoma. Duhet të më bindi në lidhje me ty. Duhet ta them se dua të jem i sinqertë me ty. Unë besoj ty, në ndjenjën tënde, nuk dua të ndikoj, por dua të jem i sinqertë. Nuk jam i bindur që ajo është e bindur. Mendoj që akoma po teston, jo vetëm dashurinë tënde, por edhe veten e vetë në lidhje me ty.