Celebrities Gossip Showbiz

Nuk po e marrim vesh! Genta Ismajli publikon një foto para pasqyrës, por ende nuk po kuptojmë gjë…

Kohëve të fundit është përfolur shumë në media për një shtatzëni të Genta Ismajlit. Nga vetë këngëtarja nuk është dhënë ende asnjë deklaratë, megjithatë një video në TikTok që qarkulloi fillimisht tregoi Gentën ku dukej qartazi barku i rrumbullakosur i saj duke lënë kështu pas çdo dyshim. Edhe pse veshur me të gjera, Genta dukej që ishte në pritje të ëmbël.

Megjithatë, me anë të një postimi të bërë në Instagram pak ditë më parë, Genta ka zbuluar një pjesë të një interviste të bërë së fundmi ku na ka treguar se së shpejti mund të presim një dasmë mes saj dhe partnerit Huseyin Usta.

Teksa u pyet nëse ka ndonjë surprizë për publikun, ajo ka thënë se ka dy, ndërsa është provokuar nëse do të kemi dasmë në horizont, ajo është shprehur:

E gjete

E pak më parë Genta publikoi një foto teksa shfaqej para pasqyrës veshur me një bluze të bardhë të gjerë dhe pantallona të shkurtra të zeza. Në këtë post Genta është përpjekur të mos shfaqë barkun e rrumbullakosur dhe mund të themi me plot gojë se ja ka dalë më së miri.

Rikujtojmë se, kohët e fundit bukuroshja ke qenë mjaft e përfolur për shkak të lidhjes së saj me biznesmenin turk, Usta. Dashuria e tyre sa vjen e bëhet më e fortë. Kjo kuptohet pasi dyshja shihen gjatë gjithë kohës në shoqërinë e njëri tjetrit dhe nuk ngurrojnë ta shprehin dashurinë e madhe për njëri-tjetrin në rrjete sociale.